Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, polici në reanimacion

Shqipëria

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, polici në reanimacion

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 08:39
Fotoilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës.

Një drejtues motomjeti ka humbur jetën, pasi është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një punonjës policie i qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Viktima, drejtuesi i motomjetit, mësohet se ishte rreth 60 vjeç.

Punonjësi i policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat