Tronditëse në Tiranë, shpërthen makina e avokatit Idajet Beqiri

Shqipëria

Tronditëse në Tiranë, shpërthen makina e avokatit Idajet Beqiri

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 09:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .

Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat