​Përplasi për vdekje 66-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, arrestohet efektivi i policisë

Shqipëria

​Përplasi për vdekje 66-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, arrestohet efektivi i policisë

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një punonjës i Policisë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Shqipëri, pasi dyshohet se është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Tiranë–Rinas, ku humbi jetën një 66-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet S.M., 66 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas veprimeve të para hetimore, punonjësit të Policisë me inicialet I.T. iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat