Tre protestues të lënduar dërgohen në Urgjencën e Traumës në Tiranë

Shqipëria

Tre protestues të lënduar dërgohen në Urgjencën e Traumës në Tiranë

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:18
Pamje nga protesta

Protesta në Shqipëri ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestave.

Sipas informacioneve të bëra publike, protestuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetëdijshëm.

Njëri prej tyre ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por në spital është paraqitur vetëm sot për të marrë ndihmë mjekësore.

Edhe dy protestuesit e tjerë po marrin trajtim në urgjencë, ndërsa protestat vijojnë për të pestën ditë radhazi, mes raportimeve për lëndime të protestuesve gjatë përplasjeve me policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat