Meçollari zbulon 4 zhvillime që Qeveria po i injoron

Shqipëria

Meçollari zbulon 4 zhvillime që Qeveria po i injoron

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2026 Në ora: 22:16
Anije

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka publikuar një postim në rrjetet sociale, në të cilin ka renditur disa zhvillime që, sipas tij, nuk po marrin vëmendjen e duhur nga Qeveria shqiptare.

Në reagimin e tij, Meçollari përmend deklaratën e kongresmenit republikan amerikan Joe Wilson, të cilin e cilëson mik të presidentit Donald Trump, duke theksuar se ai i ka bërë thirrje Qeverisë shqiptare të heqë dorë nga dhuna.

Postimi i tij:

Disa informacione që Qeveria nuk u jep rëndësi:

👉Kongresmeni Republikan Joe Willson, mik i Presidentit Trump, deklaratë Qeverisë Shqiptare të heqi dorë nga dhuna:

👉Ambasadori i SHBA takon në situatë krize Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA:

👉Këshilltari politik i Ambasadorit të SHBA takon Ministrin Ferit Hoxha;

👉Dy anije ushtarake turke prej 5 ditësh gjenden në gjiun e Vlorës, duke përfshirë edhe dronmbajtësen TCG Anadolu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat