​Tensionet në Tiranë, RENEA zbarkon te Kryeministria

Shqipëria

​Tensionet në Tiranë, RENEA zbarkon te Kryeministria

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Situata e sigurisë në Tiranë vijon të jetë e rënduar, ndërsa forcat speciale RENEA kanë zbarkuar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sikurse mbrëmjen e kaluar, me fokus kryesor ruajtjen e ndërtesës së Kryeministrisë dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të përplasjeve.

Prania e forcave speciale erdhi në një moment mjaft kritik, pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ku u përdorën mjete molotov e gurë nga protestuesit, si dhe ujë me presion e gaz lotsjellës nga efektivët e rendit.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për momentin, është zbrazur nga protestuesit dhe në terren ndodhen vetëm trupat policore, ndërsa grupet e protestuesve janë shpërndarë në disa pika të tjera të Tiranës, përfshirë Sheshin “Skënderbej”, Rrugën e Kavajës dhe zonën e Stacionit të Trenit.

Gjatë rrjedhës së tensioneve, akte të rënda dhune janë regjistruar ndaj disa ndërtesave të institucioneve, raporton RTSH, përcjell KosovaPress.

Përpara mbërritjes së forcave speciale, protestuesit sulmuan Komisariatin Numër 3, duke i vënë zjarrin një zyre në brendësi të tij. Si pasojë e këtij incidenti, disa efektivë policie që ndodheshin në shërbim për ruajtjen e objektit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat