Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës.
Në një reagim publik, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet dhe bën thirrje për respektimin e vendeve të shenjta, duke theksuar se ato nuk duhet të kthehen në hapësira konflikti.
Kisha u bën gjithashtu thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të zgjedhin dialogun si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Protesta akoma po vazhdon.