“Policia u bë truprojë e piktorit”, Kim Mehmeti me akuza të rënda ndaj Ramës

Shqipëria

“Policia u bë truprojë e piktorit”, Kim Mehmeti me akuza të rënda ndaj Ramës

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2026 Në ora: 13:00
Foto nga protesta në Tiranë

Publicisti shqiptar Kim Mehmeti ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, në të cilin ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe institucioneve shtetërore.

Mehmeti kritikon policinë për mënyrën e trajtimit të protestuesve në Tiranë, ndërsa akuzon Ramën për kontrollin e mediave, dobësimin e opozitës dhe largimin e intelektualëve nga përgjegjësia publike.

Ai ka kritikuar gjithashtu Partinë Socialiste dhe opozitën, duke pretenduar se dobësia e kësaj të fundit ka ndikuar në forcimin e pushtetit të kryeministrit.

“Policia u bë truprojë e piktorit, ajo prej moti nuk i shërben Shqipërisë!”, ka shkruar Mehmeti, duke përdorur termin “Piktori” për t’iu referuar Ramës.

Në fund të shkrimit, publicisti shpreh bindjen se kryeministrit do t’i vijë fundi politik, duke e akuzuar atë për tradhti ndaj interesave të popullit shqiptar.

Shkrimi i plotë:

POLICIA U BË TRUPROJE E PIKTORIT, AJO PREJ MOTI NUK I SHËRBEN SHQIPËRISË!

Piktori nuk do të mund të bëhej pronar i Shqipërisë, nëse nuk do të ishte kryetradhëtari që bleu thuajse të gjitha mediat, ku ‘medjehapurit’ dhe opinionistët e ‘pavarur’ debatonin ‘lirshëm’ duke i kërkuar atij të grumbullonte rreth vetes të gjithë qelbësirat, që të vinte në pushtet, me çka ia mbulonin atij fytyrën e antishqiptarit.

Ky kryeministër i Shqipërisë nuk do të mund të bëhej shitës i mëmëdheut, nëse atij nuk do t’i shiteshin edhe shumica e ‘intelektualëve’, të cilët sot nënshkruajnë peticione dhe i kërkojnë dorëheqjen, por që heshtnin atëherë kur ai ua premtonte mëmëdheun tonë izraelitëve.

Piktori kurrë nuk do të guxonte të tallej me popullin dhe ta përbuzte atë, nëse përballë do të kishte një opozitë të mirëfilltë e jo ‘Jozefinat’, 'Bashat' e ‘N d o kat’ e PD’së, që u pasuruan vetëm duke brohoritur ‘Piktor ik’, pra vetëm duke përsëritur thirrjet që e forconin atë.

Po, pra, Piktori kurrë nuk do të guxonte t’i shndërronte të gjithë policët e Shqipërisë në truproje të vet, në njerëz që do i rrahin fëmijët e prindërve që i paguajnë ata, fëmijët që protestojnë rrugëve të Tiranës të pambrojtur nga askush, thujase të braktisur edhe nga prindërit, të cilëve prind ende nuk u ka dalë frika nga Partia e Punës dhe andaj sot i gjunjëzohen PS-së.

Piktori u bind se në Shqipëri nuk kishte më shqiptarë që mund t’i kundërviheshin, u bë delirant i papërmbajtur dhe e barazoi veten me shtetin dhe popullin, sepse Partia Socialiste u bë leckë ku strehoheshin ‘zegjinet’, të cilët nuk ishin asgjë më shumë se kartonë të maskuar si njerëz.

Por, si çdo diktatori, edhe atij do t’i vijë fundi i turpshëm, ashtu siç i vjen kujtdo që mëkaton ndaj popullit të vet.

Dhe jo pse këtë ia dëshironim ne kunëdrshtarët e tij, por ai do plaket e do vdesë me fytyrën e tradhtarit dhe me damkën e turpit, sepse vetë e zgjodhi tradhtinë.

Ai do plaket e do jetojë me fytyrën e turpit sepse nisi ta besojë të pamundurën: se ati do i takojë edhe hajnija edhe lavdia, se nënshtrimi trashëgohet, se prindërit e dorëzuar përpara skamjes nuk mund të lindnin FËMIJË TRIMA që dinë të mbrojnë atdhe e popull!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat