Moti sot në Shqipëri, rikthehen kthjellimet dhe rriten temperaturat

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri, rikthehen kthjellimet dhe rriten temperaturat

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 07:56
Fotoilustrim

Shqipëria do të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit.

Pas reshjeve të shiut që përfshinë disa zona të vendit, gjatë ditës së sotme pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike, me kthjellime dhe intervale të gjata me diell.

Në orët e mëngjesit mund të ketë vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites moti parashikohet të jetë kryesisht me diell.

Në zonat veriore dhe qendrore, pas kalimit të frontit të ftohtë, pritet stabilizim i motit, megjithëse në orët e para të ditës nuk përjashtohen reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga rreth 8 gradë Celsius në vlerat minimale deri në 23 gradë Celsius në vlerat maksimale, duke sjellë një ditë relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vjeshtës.

Gjatë orëve të mbrëmjes pritet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë pritet të sjellë kushte edhe më të qëndrueshme atmosferike, ndërsa të dielën parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut në disa pjesë të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat