LIVE: Protesta e 19-të përshkallëzohet në dhunë! Studentët larguan deputetët e opozitës nga protesta

Shqipëria

LIVE: Protesta e 19-të përshkallëzohet në dhunë! Studentët larguan deputetët e opozitës nga protesta

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 12:18 Përditësuar në ora: 16:44 më 31.10.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Nisin tensionet edhe te Kryeministria

Protesta e 19-të ka lëvizur nga Ministria e Arsimit te Kryeministria.

Tensionet kanë nisur edhe aty, ku disa protestues kanë gjuajtur me llastiqe drejt godinës.

Ndërkohë, te tavolina e gurtë e dialogut të Ramës, disa protestues të tjerë kanë ngjitur një pankartë ku shkruhet: “Fundi juaj po vjen. Poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”.

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

Në Tiranë po zhvillohen sot dy protesta kombëtare, njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Disa protestues kanë qëlluar me llastiqe dhe kapsolla në drejtim të policisë para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit e maskuar janë rreshtuar përballë efektivëve të policisë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me llastiqe dhe gurë.

Po ashtu, protestuesit kanë ndezur tymuese blu dhe të kuqe, si dhe janë djegur kartonë dhe kosha mbeturinash në rrugën përpara institucionit.

Kujtojmë, protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur pjesëmarrësit e protestës së Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.

Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa Partia Demokratike ka organizuar tubimin e saj të dytë kombëtar në mbështetje të studentëve. 

Përplasja me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe u hapet rruga protestuesve

Pas tensioneve dhe përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, është shënuar një moment dakordësie mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe studentëve.

Deputetët kanë bërë një hap pas, duke u krijuar mundësinë protestuesve t’i bashkohen tubimit, ndërsa në zonë vijon të jetë i pranishëm një kordon i fortë policie.

Ndërkohë, drejtuesit e PD-së vijojnë të qëndrojnë në Rrugën e Durrësit, por të distancuar nga pjesa tjetër e protestu

Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave, ndërkohë që kanë ndezur edhe tymuese.

Ndërkohë, më herët ka pasur përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së.

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur protestuesit e Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.

Sot në Tiranë po zhvillohen dy protesta kombëtare, njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre përpara nisjes së negociatave.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka organizuar protestën e saj të dytë kombëtare, në mbështetje të studentëve, me protestuesit që pritet të marshojnë drejt bulevardit.

Sipas raportimeve nga terreni, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, studentët nuk kanë pranuar që protestuesit e PD-së t’u bashkohen në protestën para Ministrisë së Arsimit. 

Noka: Të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe të largohet! Qytetarët po kërkojnë shtet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka theksoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet protesta e demokratëve, se kryeministri Edi Rama duhet të pranojë kërkesën e studentëve dhe të japë dorëheqjen.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se Rama nuk mund ta mbajë pushtetin me dhunë dhe se qytetarët nuk e duan më.

“Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje. Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë dhe ti e di secili është fundi.

Ndaj edhe kjo është motoja mbi bazën e të cilës është thirrur kjo protestë e dytë kombëtare e PD, për të qenë në sinkron të studentëve, për t’i mbështetur studentët. Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën.”, tha Noka.

I pyetur për masat e ashpra për dhunën në protesta, Noka tha se Rama nuk do të mund t’iu mbijetojë energjisë së të rinjve.

“Çaushesku u mundua të mbijetojë në pushtet me masa represive, dhe sot gjithkush e di fundin e tij. Ky popull e ka thyer murin e egër të diktaturës në ’90 dhe nuk ka mur që mund të ndërtojë Rama që mund të mbajë energjinë e studentëve dhe vrullin e qytetarëve për ndryshim. Shqiptarët sot kërkojnë shtet, janë të gjithë në këmbë. “, shtoi ai.

Tensione në nisje të protestës te kryeministria, Këlliçi dhe Blushi përplasen me Policinë

Një situatë tensionuese është shënuar sot pranë Kryeministrisë në nisje të protestës kundër qeverisë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përfshirë në një përplasje me Policinë e Shtetit.

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë, duke pretenduar se efektivët kanë penguar qytetarët të lëvizin lirshëm dhe kanë ndërhyrë edhe ndaj deputetëve.

“Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë”, u shpreh Këlliçi.

“E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie”, tha deputeti. “Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan”, u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi: Ishte pedagogu Aleksandër Biberaj, po ecte në rrugë, nuk po e lejonin që të ecte për momentin, e kishin bllokuar. Nuk e lejonin, sepse ka urdhër për të mos kaluar. Nuk kishin asnjë dokument, asgjë.

E njëjta gjë edhe me një qytetar që po ecte me biçikletë në rrugë. Nuk e lejonin, sepse kanë vendosur perimetër sigurie.

Këta nuk kanë asnjë vendim dhe vijnë e kapin me duar edhe deputetët, edhe në rastin e sekretarit të përgjithshëm të PL-së, edhe në rastin tim. Vijnë e flasin me ne sikur jemi ne banditët.

Kush janë këta, mo? Banditë me uniformë, që mbrojnë nga mëngjesi në darkë kriminelët në qeveri. I lejuan.

Sepse duhet të vijnë deputetët këtu. Ka përfunduar Shqipëria, që në mes të Tiranës të vijnë deputetët që të lejojnë njerëzit të ecin në rrugë? Është çmenduri.

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Selia e PD-së drejt Kryeministrisë.

Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj.

Ata ndiqen nga mbështetësit e PD.

Kjo lëvizje masive, e cila vjen në mbështetje të studentëve që prej 19 ditësh ndodhen në një protestë të përshkallëzuar, po udhëhiqet nga figurat më të larta të opozitës.

Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët.

Pak para protestës, blindohet kryeministria/ Mbi 2 mijë efektivë në terren!

Masa të forta sigurie janë marrë në kryeqytet pak para nisjes së protestës së sotme, ku pritet të bashkohen studentët dhe mbështetësit e tyre me Partinë Demokratike.

Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa godina e Kryeministrisë është blinduar me forca të shumta policore.

Në gatishmëri janë vendosur gjithashtu autobotët me ujë me presion dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisura me mjete speciale.

Në planin e sigurisë janë përfshirë forcat Shqiponja, FNSH-ja, efektivë të komisariateve të Tiranës, agjentë civilë, si dhe dronë për monitorimin nga ajri të tubimit.

Tubimi i sotëm zhvillohet edhe nën efektet e aktit të ri normativ për protestat, i cili zgjeron kompetencat e policisë dhe parashikon sanksione administrative për shkelësit.

Studentët, pedagogët dhe PD sot në protestë kundër Ramës

Tirana pret sot ditën e 19-të të protestave studentore. Studentët do të mblidhen në orën 12:00 para Ministrisë së Arsimit dhe në orën 14:00 do ta vazhdojnë protestën para Kryeministrisë. Pedagogët, që prej disa ditësh bojkotojnë mësimin, pritet t’u bashkohen. Ata mbështetin kërkesën kryesore të studentëve, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike ka thirrur për të njëjtën orë një “protestë kombëtare” në mbështetje të studentëve. Sali Berisha ftoi anëtarët dhe simpatizantët nga gjithë vendi dhe tha se studentët “kanë dhe do të kenë mbështetjen e plotë tonën”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftoi qytetarët para Kryeministrisë.

Pjesëmarrja e PD-së ngre një pyetje që do të shihet sot në shesh: a do ta ruajë protesta karakterin studentor, apo do të marrë ngjyrë partiake? Lëvizja nisi me kërkesa për arsimin dhe është zgjeruar me qytetarë të tjerë dhe me çështje të qeverisjes.

Rama ka përjashtuar dorëheqjen, me argumentin se ka mandat nga zgjedhjet. Ai i ka ftuar sërish studentët në dialog, edhe me një video në Facebook, por ata e kanë refuzuar formatin.

Ambasada e SHBA-së në Tirana lëshoi të premten një paralajmërim sigurie. Aty thuhet se protestat do të vazhdojnë, sidomos pranë ndërtesave qeveritare, dhe se disa prej tyre janë bërë të dhunshme. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonat e demonstratave dhe të ndjekin udhëzimet e policisë. Sipas shifrave zyrtare të publikuara të premten, gjatë protestave janë lënduar 347 persona, prej tyre rreth 200 policë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat