Zjarret shkrumbojnë ullishtet në Peqin, 8500 rrënjë ullinj të djegur dhe 345 fermerë të prekur kërkojnë dëmshpërblim

Shqipëria

Zjarret shkrumbojnë ullishtet në Peqin, 8500 rrënjë ullinj të djegur dhe 345 fermerë të prekur kërkojnë dëmshpërblim

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 20:08
Fotoilustrim

Bashkia e Peqinit është një ndër bashkitë më të prekura nga zjarret e kësaj vere të cilat kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra me pemtari.

Nga verifikimet e kryera, zjarret kanë prekur 345 fermerë duke shkrumbuar totalisht 8500 rrënjë ullinj.

Bashkia e Peqinit ka inventarizuar dëmet, por nuk ka asnjë mundësi financiare të kompensojë një dëm të tillë.

Në këto kushte fermerët kthjenë sytë nga shteti me shpresën e një ndihme përballë kësaj humbje të konsiderueshme. Fshatrat e prekur jetojnë kryesisht me prodhimin e vajit të ullirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat