​Drejtoresha e Përgjithshme Sadleva Bodo shkon në burgun e Fierit

Shqipëria

​Drejtoresha e Përgjithshme Sadleva Bodo shkon në burgun e Fierit

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 14:02
Foto nga vizita

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka vizituar sot Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, ku u njoh nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

Ajo tha se IEVP Fier përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të rehabilitimit, mundësive të punësimit brenda institucionit, arsimimit, ndjekjes së kurseve të formimit profesional, si dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e besimit fetar dhe praktikimin e riteve të kultit”, thuhet në një njoftim publik bërë nga drejtoria.

Gjatë vizitës u testuan gjithashtu kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Bashkëpunimi për këtë qëllim pritet të formalizohet përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, duke synuar rritjen e sigurisë dhe eficiencës në organizimin e proceseve gjyqësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat