“Problemi ynë nuk janë të pasurit”, Rama: Buxheti, e drejta e do që ata që fitojnë më pak të kenë mundësi të fitojnë më shumë

Shqipëria

“Problemi ynë nuk janë të pasurit”, Rama: Buxheti, e drejta e do që ata që fitojnë më pak të kenë mundësi të fitojnë më shumë

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet në politikën fiskale, duke argumentuar se rritja e taksimit për të ardhurat më të larta synon të ngushtojë hendekun ekonomik mes shtresave të shoqërisë. Rama njoftoi rritjen e pragut të sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 në 300 mijë lekë për rreth 32 mijë punonjës, ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë tatimi do të jetë 30%.

Ndërkohë, TVSH-ja për mallrat jashtë shportës bazë dhe tatimi mbi dividentin do të rriten.

“Pse rrisim një pikë % normën standarde të TVSH për mallrat jashtë shportës bazë, sepse vijojmë të mbetemi ata që ishim që në ditën e parë, jemi besnik për sa kohë i përkasim kësaj partie, jemi Partia që mendon pë rata që fitojnë më pak. Besojmë se kush fiton më shumë duhet të kontribuojnë më shumë, nuk duam më pak njerëz të pasur në Shqipëri, përkundrazi. Duam shumë më shumë kompani, investime private, që krijojnë investime për të tjerët Problemi ynë nuk janë të pasurit por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak.

Rrisim tatimin mbi dividentin se kur vjen fajla për të riinvestuar të ardhurat e fituara jemi me sipërmarrjen. Kur vjen fjala për të kontribuar me taksa për buxhetin nga e ardhura personale jemi me ata që fitojnë më pak. E drejta e do që ata që fitojnë më pak të kenë mundësi të fitojnë më shumë nga një shoqëri që bëhet më e fortë falë atyre që fitojnë më shumë.

Marrim një tjetër vendim që pritet prej kohësh, por nuk kemi patur mundësi sepse ekonomia nuk na e ka lejuar më parë. Sot ekonomia e rritur na e jep këtë mundësi. 32 mijë tatim paguesve që i përkasin shtresës së mesme ne tu ngremë pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 në 300 mijë lekë dhe tu japim mundësi këtyre profesionistëve të ndihen më mirë në vendin e vet. Se sot ekonomia na e jep këtë mundësi. Për pagën mbi 700 mijë lekë shkojmë në një normë taksimi 30 %.

Ruajmë zotimin për tatim zero mbi fitim për biznesin e vogël deri në 2029, për të forcuar formalizimin do ulim pragun e regjistrimit të TVSH në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Kush e shikon këtë një taksë duhet të rishikojë formimin e vet dhe atë kumtimin tim këtu mos i bëni shqiptarët për budallenj”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat