Furtuna Velaj, vajza e arratisur nga Kosova fiton Kupën e Finlandes në futboll

Sporti

Furtuna Velaj, vajza e arratisur nga Kosova fiton Kupën e Finlandes në futboll

Më: 30 shtator 2013 Në ora: 12:58

Ajo quhet Furtuna Velaj. Një shqiptare nga Kosova.
Futbollistja 23-vjeçare, lojtare e përfaqësueses së Shqipërisë, ka fituar së fundi Kupën e Finlandës me skuadrën e saj, PK 35 Vanta. Furtuna është shumë e lumtur që ka veshur fanelën kuqezi.
"Luaj për Shqipërinë pasi kombëtarja për meshkuj dhe femra është bashkimi i shqiptarëe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi.
E gjithë bota duhet ta dijë se ka njerëz që vuajnë shumë më tepër sesa ne, prandaj jam shumë e lumtur kur vesh uniformën dhe luaj futboll”, tha ajo.
Furtuna u largua nga Kosova kur ishte 7 vjeç, në 1998 dhe gjeti fatin e saj në Amerikë.
“I mbaj mend shumë mirë ushtarët serbë. Ishin momente kur unë mund të isha vrarë, po ashtu si familja ime dhe askush nuk do ta kishte marrë vesh. Puna e parë që bëri babai im në Amerikë ishte pjatalarës dhe fitonte 3 dollarë në orë, ndërsa në Kosovë kishte qenë pedagog. Unë vendosa ta bëj të lumtur babanë tim”, u shpreh Velaj.
Pasi përfundoi studimet në Shtetet e Bashkuara dhe pasi luajti futboll me Universitetin Kinipiak në Konektikat, vajza nga Gllogjani luajti për Boston Brejks, Toronto Ledi Lajnks dhe tani për PK 35 Vantën.
Me kombëtaren shqiptare u bashkua me 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat