Kombëtarja e Gjermanisë në Davis Cup është mposhtur nga Britania e Madhe me rezultatin 2:1.
As fitorja e tenistit numër një në botë, Alexander Zverev, nuk arriti ta shpëtonte Gjermaninë nga eliminimi.
Ndeshjen vendimtare në konkurrencën e dysheve e humbën Kevin Krawietz dhe Tim Putz, të cilët u mposhtën nga Henry Patten dhe Neal Skupski me rezultat 2:6, 6:7 (6:8).
Më herët, Alexander Zverev, me fitoren 6:3, 6:2 ndaj Arthur Feryt (ATP 32), kishte barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1:1.
Në ndeshjen e parë, Jan-Lennard Struff (ATP 39) ishte mposhtur nga Cameron Norrie (ATP 52) në tri sete, me rezultat 3:6, 6:3, 2:6.