Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë në IHF Nations Trophy.
Të enjten mbrëma në Kranevo të Bullgarisë, vajzat tona fituan ndaj Belgjikës me rezultatin 32:21.
Vajzat tona nisën furishëm, krijuan epërsi të lartë, të cilën e mbajtën deri në fund.
Selektori Nenad Shoshtariq është shprehur shumë i kënaqur për fitoren, me të cilën u arrit kualifikimi në gjysmëfinale.
Nesër është ndeshja shumë sfiduese me Rusinë, që ka lojtare të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Ndaj Belgjikës më efikasja ishte Vanesa Kastrati me 12 gola. Elvina Qorraj e Orgesa Gola i realizuan nga gjashtë gola.
Me pritje të shumta fitoren e ndihmoi Aurora Kryeziu. Selektori Shoshtariq rastin ua dha të gjitha lojtareve dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithave.