Istrefaj: Objektivi u realizua, Fushë Kosova vazhdon garën në Superligën A 

Volejboll

Istrefaj: Objektivi u realizua, Fushë Kosova vazhdon garën në Superligën A 

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Istrefaj: Objektivi u realizua, Fushë Kosova vazhdon garën në Superligën A 

Kryetrajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj, është i kënaqur me rezultatet e ekipit të tij gjatë vjeshtës, ku arritën në pozitën e pestë me 13 pikë në Superligën e Kosovës në volejboll. Është një sukses i madh për këtë ekip, veçmas që tani janë pjesë e Superligës A.   

“Objektivi i këtij sezoni përfundimisht u realizua, klubi  ynë Fushë Kosova vazhdon garën në Superligën A, në mesin e 6 ekipeve me të mira, me të gjitha lojtaret vendore me një moshë mesare te re, ekipi arriti jo vetëm te shfaqë lojë te mira por edhe te i fitoj ato.

Vit kalendarik shumë i suksesshëm për klubin e volejbollit Fushë Kosova, pasi qe ne vitin e parë si anëtare e Superligës arriti te fitoj Superligën B, pa asnjë ndeshje te humbur, në një sezon me disa ndërprerje për shkak te pandemisë, por që vajzat e ruajtën fokusin dhe i bën të gjitha shkaqet për suksesin e synuar, pra u kurorëzuan me titullin kampion i Superligës B”, ka thënë Elezaj. Ai tha se ka qenë konkurrencë e fortël

Image

“Në kampionatin e ri 2020-2021, edhe pse me një konkurrencë shumë të fortë, ku shumica e klubeve u përforcuan me lojtare te huaja, prape klubi korri suksese duke u plasuar ne mesin e 6 ekipeve me te mira te Republikës se Kosovës ne volejboll, kështu siguruam te drejtën për te luftuar për titullin kampion ne pjesën e dyte te kampionatit, duke lënë pas, klube me buxhet me te madh dhe te përforcuara.

Edhe ne kategorinë U18 kemi po ashtu suksese ku jemi nën kampion vjeshtorë, me një përbërje krejt te re nga viti i kaluar, ekipi jone i juniorëve te udhëhequra nga kapitenia Sibora Gashani, jo vetëm qe po i sjellin qytetit suksese por ne secilën ndeshje shfaqin një emocion te veçantë me lojën dhe angazhimin qe kanë, me plote kuptimin e fjalës janë shpresat tona për një të ardhme edhe me te mirë”, tha ai.

Istrefaj i është mirënjohës edhe ata që e ndihmuan klubin: “Falënderojmë KK te Fushe Kosovës, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, pastaj te gjithë dashamiret nga sektori privat i biznesit për përkrahjen, jemi shume te kënaqur qe ju kemi bindur qe ky klub meriton përkrahje, duke i sjellur shume rezultate qytetit, ju premtojmë suksese edhe me te mëdha”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat