Ja kush ishte Shpend Ahmeti në vitet e 90-ta, Xhavit Kajtazi paraqet faktet 

Volejboll

Ja kush ishte Shpend Ahmeti në vitet e 90-ta, Xhavit Kajtazi paraqet faktet 

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Shpend Ahmeti

Ish volejbollisti i mirënjohur, Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i KV Prishtina Volley-M, ka befasuar opinionin me të dhëna që ka për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kajtazi ka bërë një përshkrim interesant, që besa ka paraqitur edhe faktet apo të dhënat në fletore që i ka ruajtur me fanatizëm, kur ka qenë Shpend Ahmeti volejbollist i Universitetit të Prishtinës, në vitet e 90-ta.

“Kur kryetari i kryeqytetit luante volejboll!

E ndiej veten shumë mirë kur herë pas herë shfletoj fletoret e shënimeve të shpëtuara nga lufta…

Image

Shënimet e vitit 1996, Shpend Ahmeti volejbollist

Më saktë, ditarët e punës së trajnerit të Klubit të volejbollit Universiteti, më kthejnë në kujtimet e shkurtit të vitit 1996, që, për mua, po besoj shumë edhe për të gjithë sportdashësit kanë lënë mbresa të pashlyeshme.

Ia hodha një vështrim listës emërore të volejbollistëve. Më ra në sy një emër që asokohe ishte 18 vjeç. Ishte Shpend Ahmeti, i cili sot drejton kryeqytetin. Luajti shkurt, por për aq sa ishte pjesë e Univesitetit, dëshmoi prirje shumë të mira për këtë sport…

Image

Shënimet e vitit 1996, Shpend Ahmeti volejbollist

Si e kujtoj sot Shpendin pas 25 vjetësh?

Ishte jashtëzakonisht modest, i talentuar, shumë i zgjuar, një i ri me plot shëndet, i bëshëm, fjalëpak e punëshumë… I biri i një aktori (Ali Ahmeti), i cili për aq kohë sa qëndroi me ne, la mbresa shumë të mira, që janë virtyt i një të riu të kulturuar e të edukuar…

Ky pra ishte Shpendi i para 25 vjetëve, nga këndvështrimi i një trajneri, që drejtonte Universitetin e Prishtinës.
Ndërkaq, Vikipedia shkruan: “Studimet universitare i ka filluar me 1996 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG) për ekonomi dhe administrim biznesi, duke u specializuar në ekonomi të aplikuar dhe administrim biznesi. Ka përfunduar studimet master në politika publike me 2004 në Universitetin e Harvardit, duke u specializuar në zhvillimin politik dhe ekonomik.

Gjatë kohës së studimeve në AUBG, Ahmeti ishte senator dhe më pas kryetar i qeverisë studentore atje, si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet.

Image

Shënimet e vitit 1996, Shpend Ahmeti volejbollist

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK)”.

Image

Xhavit Kajtazi

Kjo është lista emërore volejbollistëve të Universitetit të Prishtinës, në shkurt të vitit 1996:
Lulëzim Gërguri, Naser Krasniqi, Mehdi Mehmeti, Ismet Bajrami, Burim Dërvishaj, Sadri Muji, Gëzim Ademi, Pleurat Hundozi, SHPEND AHMETI,Veli Kajtazi, Enver Tahiraj, Gazmend Ballabani, Fatos Goci, Blerim Gerguri, Gëzim… dhe Dritan Cana”, ka shkruar gazetari dhe redaktori shumëvjeçar Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat