Bahri Gjinovci i vetmi kandidat për president të FVK-së! Kuvendi zgjedhor në orën 12.30

Volejboll

Bahri Gjinovci i vetmi kandidat për president të FVK-së! Kuvendi zgjedhor në orën 12.30

Nga: K.G. Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:11
Bahri Gjinovci i vetmi kandidat për president të FVK-së! Kuvendi zgjedhor në orën 12.30

Ish volejbollisti i mirënjohur, selektori i Kombëtares së Kosovës (meshkujt) dhe aktualisht trajner i Prishtina F (femrat), është i vetmi kandidat për president të Federatës së Volejbollit të Kosovës, në kuvendin zgjedhor që mbahet sot në orën 12.30 dhe online!   

“Në bazë të kushteve të përcaktuara me Statut, kandidatura për Kryetar të FVK-së është paraqitur nga 60 delegatë për Bahri Gjinovcin.

Kandidatura të tjera nuk janë paraqitur dhe kandidati i vetëm për Kryetar të FVK-së do të jetë z. Bahri Gjinovci.   

Po ju informoj se në mbledhjen e Bordit të mbajtur me 9 Mars 2021,  është vendosur që Kuvendi i Punës 2020 dhe Zgjedhor të mbahet me 12 Mars 2021 nga ora 12:30 (Online) në platformen Zoom”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat