Prishtina Volley e kompletuar kundër kampionit! Lajçi: Synojmë rezultat pozitiv 

Volejboll

Prishtina Volley e kompletuar kundër kampionit! Lajçi: Synojmë rezultat pozitiv 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:15
Prishtina Volley e kompletuar kundër kampionit! Lajçi: Synojmë rezultat pozitiv 

Prishtina Volley mobilizon forcat për lojë sa më të mirë dhe për fitore kundër kampionit në fuqi, Ferizaj, në ndeshjen që do të zhvillohet nesër në orët e vona (20.00) në kryeqytet.  

Kjo ndeshje luhet në kuadër të javës së pestë të Superligës A dhe që pritet të jetë me rivalitet të madh.

Prishtinasit të drejtuar nga kryetrajneri Xhavit Kajtazi, janë të motivuar deri në pikën e fundit për derbin me ferizajasit, sidomos pas fitores me rezultat 3:1 në javën që e lamë pas, në Skenderaj kundër Drenicës. 

Image

Prishtina Volley

Volejbollisti i Prishtina Volleyt, Skënder Lajçi, tha se është sfidë  shumë e vështirë, por beson e shpreson se do të shfaqin lojë të mirë, duke kërkuar fitoren e radhës. 

“Nesër do ta zhvillojmë ndeshje kundër ekipit të Ferizajt e cila është mjaft e kompletuar me lojtar edhe nga jashtë vendit po ashtu edhe me përgatitje të rregullta.

Vërtet nesër, në këtë ndeshje do të jemi komplet dhe presim të shfaqim një ndeshje të mirë duke synuar një rezultat pozitiv, sepse në dy ndeshjet e zhvilluara më parë kundër Therandës dhe asaj të KV Pejës, për arsye objektive kemi pasur mungesa të lojtarëve, kjo na ka penalizuar shumë në një mënyrë, duke na pamundësuar që të shfaqim vërtet lojën tonë dhe që të nxjerrim rezultat pozitiv. 

Edhe përkundër këtyre mungesave rezultati në pikë gjithnjë ka qenë shumë i ngushtë”, thotë Lajçi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kapiteni tha se janë të vetëdijshëm se para vetes kanë kampionin.

“Në javën e kaluar kemi fituar kundër KV Drenicës dhe synojmë që ta ruajmë këtë disponim pozitiv dhe të vazhdojmë, njëkohësisht duke ruajtur vetëbesimin pavarësisht që nesër e kemi një kundërshtar me të fortë”, shpreh optimizmin Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat