Alarm! Mehmeti kërcënon se do ta padis federatën! E 5 pesta lojtare i këputi...

Volejboll

Alarm! Mehmeti kërcënon se do ta padis federatën! E 5 pesta lojtare i këputi...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:24
Alarm! Mehmeti kërcënon se do ta padis federatën! E 5 pesta lojtare i këputi...

Çfarë po ngjan po volejbollistet e Kosovës? Po shtohet numri i volejbollisteve të lënduara dhe atë për një muaj, tetë lojtare të lënduar kush më rëndë e kush me lehtë! 

Drejtori sportiv  i klubit të volejbollit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, ngre alarmin, madje kërcënon se edhe do ta padis Federatën e Volejbollit të Kosovës!

“E 5 pesta lojtare e KV Prishtina i këputi ligamentet e gjurit, në lojën KV Fushe Kosova - KV Prishtina-F.

Vlera Hajrizi u lëndua në orarin e ngjeshur, bordi i vjetër në krye me kryetarin e vjetër janë fajtor për këto lëndime. 

Ne do t’i padisim, që të gjitha lojtaret të cilat janë të lënduara të kërkojnë dëmshpërblim nga FVK-ja.
Jo vetëm të klubit tonë por te gjitha klubeve të vlerësojnë për këto lëndime dhe kryetari i vjetër që tani u zgjodh si nënkryetar të jap përgjegjësi”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Një burim brenda FVK-së, ka thënë se lëndimet vijnë krejt shkaku i përgatitjeve të vet klubeve. “Klubet i përgatisin lojtaret dhe ato duhet të përgatiten me kohë, jo t’i nisin ato me vonesë, federata nuk i stërvit lojtaret. Ankesa është në adresë të gabuar”, tha një burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat