Kampioni i Kosovës mbetet pa dy lojtare kryesore, kthehen në Fer Volley

Volejboll

Kampioni i Kosovës mbetet pa dy lojtare kryesore, kthehen në Fer Volley

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:44
Kampioni i Kosovës mbetet pa dy lojtare kryesore, kthehen në Fer Volley

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, mbetet pa dy volejbolliste kryesore, Valmira Ramadani dhe Dhurata Sylejmani, të cilat rikthehen në Ferizaj përkatësisht në KV Fer Volley. Lajmi bëhet i ditur nga klubi. 

“‘Tandemi’ ferizajase rikthehet në shtëpi! Pas një aventure njëvjeçare në Gjilan Valmira Ramadani dhe Dhurata Sylejmani rikthehen në Ferizaj. 

Pas shpalosjes së projektit të ekipit dhe pikëpamjeve të ngjashme u dakorduam për kontratë njëvjeçare mes palëve, vlen të theksohet se dyshja në Fer Volley vijnë si Kampione të Kosovës.

Image

 

Valmira tha mes të tjera: “E lumtur që po rikthehem në qytetin tim dhe të gjej grupin me të cilin u rrita.
Synimet edhe këtë vit janë të qarta, shpresojmë që të bëjmë më të mirën për klubin dhe të na prijë e mbara”.

Dhurata beson e shpreson se do të jap maksimumin: “E lumtur me arritjen e marrëveshjes dhe rikthimit në qytetin tim, në një ekip me të cilën jemi rritur bashkërisht, tani dhe drejt një rruge të gjatë me qëllim të njejtë”.

“Padyshim se në përbërje vajzat do të gjejnë të gjitha lojtaret e para dy sezoneve ku edhe bashkarisht ishim pjesë e KV Kastriotit, sot  një emër i ri për skuadrën por ne mbetemi të njejtë si gjithmonë, ëndrrat synimet planet e vjetra do mundohemi ti realizojmë në shtëpinë tonë të re, na priftë e mbara”, thuhet nga Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat