Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës

Volejboll

Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 22:13
Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës

Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për femra, duke i hapur kështu udhë ditën e diel një derbi të kryeqytetit për trofeun e parë sezonal.

Në mjediset e palestrës sportive në Farkë u zhvilluan sot pasdite dy ndeshjet gjysmëfinale për femra (nesër është radha e meshkujve).

Në takimin e parë, Tirana fitoi 3-0 ndaj Barleti Volley. Seti i parë ishte një formalitet për bardheblutë (25-6), por dy setet e tjera ishin me rivalitet, me Tiranën që triumfoi 25-20 e 25-22, duke siguruar finalen.

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mposhti Vllazninë, një ndeshje e dominuar nga kryeqytetaset në të trija setet (25-14, 25-15, 25-12).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat