Shera Behrami: Nuk ja ktheva shpinën qytetit tim edhe atëherë kur pata oferta të favorshme

Volejboll

Shera Behrami: Nuk ja ktheva shpinën qytetit tim edhe atëherë kur pata oferta të favorshme

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:09
Shera Behrami: Nuk ja ktheva shpinën qytetit tim edhe atëherë kur pata oferta të favorshme

Shera Behrami nuk do të jetë volejbolliste aktive!  

Ajo nuk do të paraqitet më në fushë si lojtare për shkak të lëndimit të rëndë, e cila ka tri ligamente të këputura dhe menisukusin e patellën të lënduara.

Shera iu është falënderuese KV Skenderajt, me të cilin klub kaloi periudhën më të mirë.  

“Për Volejbollin e Qytetit tim! Për ekipin e zemrës!

Që prej hapave të mi të parë në këtë sport, volejbolli ka qenë pjesë e imja e pandashme. Dashuria ime. 

Jam shumë e lumtur që pas një pune të pandalshme me një besim shumë të madh tek vetja, ndër vite kam korrë suksese individuale dhe ekipore, brenda dhe jashtë vendit. 

Puna dhe përkushtimi im nuk kanë munguar asnjëherë, as atëherë kur kam pas ndoshta shumë arsye për tu ndalë. 

Edhe në kushte të vështira, e pa përfitime financiare. 

Por nuk u ndala sepse e dua me gjithë shpirt atë që më përmbushi shpirtërisht më shumë se gjithçka tjetër. 
Dhashë gjithçka nga vetja pa menduar në kompenzim. 

Sepse jetojmë në një vend ku pak ofrohet për njerëzit e talentuar dhe të përkushtuar.

E prapë se prapë, nuk ja ktheva shpinën qytetit tim edhe atëherë kur pata oferta të favorshme.

Por nuk pendohem.  Sepse dua ta shoh Skenderajn sa më mirë. 

E dashur familja ime, të dashur sportdashës dhe mbështetës të pa kusht, të dashura volejbolliste të ekipit tim të zemrës, bashkëpunëtorë, faleminderit për gjithçka, faleminderit që bashkë ndër vite përjetuam fitore e humbje, gëzime e dëshpërime. 

Momente të paharrueshme që do ti kujtoj gjithmonë me krenari. 

Dhe sot, kur unë u lëndova, mora me qindra mesazhe në shenjë përkrahje, gjë për të cilën ndihem shumë me fat. 
Dhe për fund, një mesazh i rëndësishëm dhe i nevojshëm, kërkoj nga organet udhëheqëse, të kenë kujdes të shtuar mbi sportistët e rinj që ata të kenë një trajtim të dinjitetshëm ashtu siç e meritojnë, në kushte të favorshme e me mbështetje të mjaftueshme financiare. 

Sporti është një ndër ambasadorët më të mirë të vendit, dhe aktivitet i rëndësishëm fizik-shëndetësor, andaj ta kultivojmë seriozisht”, ka shkruar Shera Behrami në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat