Edhe klubi i Prishtinës F reagon për abuzime se*suale në Kosovë

Volejboll

Edhe klubi i Prishtinës F reagon për abuzime se*suale në Kosovë

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:29
Edhe klubi i Prishtinës F reagon për abuzime se*suale në Kosovë

Një deklaratë e Visar Alimehajt, ish nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, e ka shokuar opinionin.

Ai njihet prej njerëzve të matur e të kujdesshëm, por dje ka komentuar në lidhje me abuzimet seksuale që ndodhin në shtetet e ndryshme të botës. Alimehaj ka thënë se ky fenomen është edhe në Kosovë e për këtë gjë ka raportuar edhe në Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës.  

Klubi i volejbolli Prishtina F. (femrat) ka reaguar për këtë në faqen e saj.

“Nuk e dijmë këtë sigurt përderisa nuk ka fakte për këtë gjë! Por, përderisa flitet për këtë fenomen në gjithë botën! Atëherë pse mendojmë që nuk ndodhë në Kosovë!

Prindër të dashur, bëhuni vigjilent për fëmijën tuaj, informohuni për trajnerin, stafin etj. dhe mundohuni të drejtoni fëmijën tuaj me trajner të gjinisë së njëjtë dhe gjeni klube serioze sepse parandaloni këtë dukuri të shëmtuar që po rrezikon fëmijët tanë”, thuhet në reagimin e KVF Prishtina F. 

E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.

Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës” , ka komentuar Alimehaj.

“Para dy vitesh e kam kuptuar se kanë qenë dy raste të lajmëruara në prokurori. Mirëpo kamë kuptuar se ka raste tjera të ngacmimeve dhe abuzimeve”, ka komentuar me tej Alimehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat