Një zyrtar i FVK-së i lutet Alimehajt e Dervishajt: Dëshmitë sillni në federatë ose çoni në polici e prokurori 

Volejboll

Një zyrtar i FVK-së i lutet Alimehajt e Dervishajt: Dëshmitë sillni në federatë ose çoni në polici e prokurori 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:59
Një zyrtar i FVK-së i lutet Alimehajt e Dervishajt: Dëshmitë sillni në federatës ose çoni në prokurori 

Një deklaratë e ish nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, ka ngritur shqetësime në opinionin sportivë, kur ka komentuar se ka abuzime seksuale në sportin e Kosovës.

Sipas një burimit zyrtar brenda Federatës së Volejbollit të Kosovës, që nuk do t’i përmendet emri, i lutet Visar Alimehajt por edhe trajnerit Bujar Dervishajt, nëse kanë dëshmi për abuzime seksuale, ato t’i sjellin në federatë. 

“Alimehaj ose t’i duhet t’i qet emrat se kush janë ose duhet t’i çojë në polici e prokurori. 

Nëse Alimehaj ka diçka konkrete le ti sjell dëshmitë në federatë, e federata i procedon në polici dhe prokurori. Nëse ai nuk do mi pru në federatë, le t’i çojë në polici e prokurori. Nëse nuk i çon emrat, të gjitha këto janë thashetheme e Alimehajt. 

Përndryshe i ka prek të gjitha sportet veçmas gjininë femërore. Edhe Bujar Dervishaj, derisa nuk është prezent këtu por jeton e vepron në Zvicër, nuk është mirë të flet prej kornerit. Nëse ai di diçka le të urdhëron në federatë ose në polici e prokurori.

Nëse siç ka thënë Alimehaj, iu ka thënë Besim Hasani, le t’i qesin dëshmitë dhe t’i dërgojnë në organet përkatëse. Në një shtet të zhvilluar, policia duhet mu marrë me këto që kanë deklaruar ose janë deklarata të rreme.

Sepse po shkaktojnë mjegull e nuk po thonë asgjë”, tha një burim brenda Federatës së Volejbollit të Kosovës për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat