IbrahimI: Fokusi ynë momental mbetet liga “Gjergj Kastrioti"

Volejboll

IbrahimI: Fokusi ynë momental mbetet liga “Gjergj Kastrioti"

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:13
Fer Volley

Trajneri i Fer Volleyt, Edon Ibrahimi, pas humbjes 3:1 3 si mysafir i Dritës në Gjilan, të mërkurën mbrëma, tha se ka vend përmirësime dhe beson e shpreson se do të arrijnë formën optimale në vazhdim të kampionatit. 

''Si fillim urojmë Dritën për fitoren, kurse sa i përket ndeshjes, unë nuk mundem të kërkoj më shumë nga ky ekip momentalisht pasi problemet tona vetëm se dihen tani. Fer Volley akoma nuk është në 100% e saj për shkak se dy ndeshjet e fundit ne po luajmë me lojtare të lënduara. 

Gjithsesi, vend për përmirësime ka dhe ne po punojmë jashtëzakonisht shumë që të përmirësohemi.

Kampionati i Kosovës është i gjatë dhe ne padyshim se do ta arrijmë formën optimale.

Fokusi jonë momental mbetet liga “Gjergj Kastrioti“ ku kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë dhe na duhet patjetër fitorja.

Shpresojmë se deri të shtunën të kemi ekipin e kompletuar', tha Ibrahimi për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat