Elezaj: Shpresojmë që sukseset që po i prekim me Fushë Kosovën, të mos ndalen 

Volejboll

Elezaj: Shpresojmë që sukseset që po i prekim me Fushë Kosovën, të mos ndalen 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:34
Elezaj: Shpresojmë që sukseset që po i prekim me Fushë Kosovën, të mos ndalen 

Fushë Kosova po kalon periudhën më të mirë dhe janë të motivuar si asnjëherë më parë pas fitores në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj M-Technologie.

Kryetrajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj, tha se gjërat po shkojnë ashtu siç duhet në Superligën A (femrat).  

“Klubi i volejbollit Fushë Kosova për tri vite me radhë është duke pasur ngritje në nivelin profesional, ku në secilin sezon sportiv kemi vazhduar duke e bërë ndërrimin e gjeneratës dhe seleksionimin e lojtarëve që brenda grupit të mbizotëroj fryma ekipore dhe mentaliteti fitues, këtë gjë e kemi arritur, kjo edhe na ka sjellur rezultate në parket, ku në vjeshte arritëm të sigurojmë Superligën A edhe për kampionatin 2022-2023. 

Në pranverë për dallim prej ekipeve tjera konkurrente ne nuk u përforcuam me lojtare nga shtetet tjera, por po punojmë shumë me lojtaret vendore që i kemi, qëllimi është që të ndërtojmë një ekip stabil që të luftoje për trofe vitet e ardhshme”, - tha Elezaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai tha se kanë filluar shumë mirë me pjesën pranverore.   

“Fillimi i mirë i këtij sezoni, duke luajtur në 5 sete me Fer Volley, pastaj fitorja në shtëpi të tyre (3:2) ndaj M-Technologie na ka mbushur motiv që të mos ndalemi dhe këtë rrugë me objektiva të qarta të vazhdojmë dhe s’ka se si ndryshe kur kemi përkrahje nga Komuna e Fushë Kosovës, pastaj disa sponsor dhe dashamirë të sportit, ndaj të cilëve ndiejmë edhe obligim që të kthejmë në vlera dhe rezultate mbështetjen e tyre. Andaj kjo mbështetje, fryma ekipore brenda klubit dhe puna e disiplina e madhe që mbretëron brenda ekipit, Janë arsye që ne po shkëlqejmë në vazhdimësi”, tha më tej.

Fushë Kosova ka një ekip me lojtare të reja, të cilat po e japin maksimumin.

“Vlen të theksohet se mosha mesatare në ekip është 20.6 vjeçare, andaj ky ekip ka të ardhme dhe shpresojmë që sukseset që po i prekim çdo sezon të mos ndalen asnjëherë”, thotë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat