Prishtina kampion i Ligës së Parë të Kosovës! Lumi: Këto janë synimet tona

Volejboll

Prishtina kampion i Ligës së Parë të Kosovës! Lumi: Këto janë synimet tona

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:26
Prishtina kampion i Ligës së Parë të Kosovës!

Prishtina është kampion i Ligës së Parë të Kosovës (meshkujt). 

Volejbollistët kryeqytetas treguan lojëra më të mira për gjatë kampionatit, duke arritur të përfundojnë në krye të tabelës me 35 pikë apo me 12 fitore e 3 humbje, lanë pas Vjosën me 33 sosh.

Kryetrajneri Fadil Lumi, ka bërë një punë të madhe me këta djelmosha, e cila u shpërblye në fund, duke u ngritur në Superligën B.  

Image

Enis Haziri, kapiten i ekipit, e pranoi Kupën e kampionit. Lumi tha se do të punojnë me përkushtim që të përgatitin ekipin në mënyrën më të mirë për edicionin e ri garues. 

“Pas një pune të mirë në sezonin e kaluar, me angazhimin e lojtarëve të rinj dhe perspektiv, u arrit ky sukses si kampion i Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve.

Image

Edhe lojtarët me përvojë dhanë një kontribut të madh në këtë rezultat.

Synimet e ekipit në të ardhmen me angazhimin e drejtorit sportiv, Gëzim Ibrahimi, dhe kryesisë janë që të krijohen kushte edhe më të mira për të arritur qëllimin e ekipit, Superliga A, aty ku e ka vendin KV Prishtina”, tha Lumi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat