Lorik Ilazi: Nuk ka më mirë se të shtrihesh e të flesh si kampion dhe te zgjohesh kampion 

Volejboll

Lorik Ilazi: Nuk ka më mirë se të shtrihesh e të flesh si kampion dhe te zgjohesh kampion 

Nga: K. G. Më: 14 maj 2022 Në ora: 18:57
Lorik Ilazi: Nuk ka më mirë se të shtrihesh e të flesh si kampion dhe te zgjohesh kampion 

Drita e Gjilanit përmbylli për mrekulli edicionin 2021-2022. 

Drita është kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës në volejboll (femrat).

Puna e madhe e kryetrajnerit Lorik Ilazi u shpërblye me kurorën e dyfishtë.

Image

Ilazi si gjithmonë i qetë, gjithnjë besonte se pas Kupës edhe titulli do të jetë në vitrinat e klubit të tij, ashtu edhe ndodhi.

Drita kampione është edhe me shikues, të gjitha klubet tjera e lakmojnë se si bardhekaltrat e mbushin palestrën “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. 

Ilazi përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij në facebook, shpreh krenarinë për vashat që ka në klub dhe për strukturat, që secili në formën e vet dha kontributin për të arritur trofetë e çmueshëm.          

“Nuk ka më mirë se të shtrihesh e të flesh si kampion dhe te zgjohesh në mëngjes prapë kampion.

Kampion është fjala ime që shumë herë e përsërita këtë vit.

Kampion është ndenja që më përcjelli çdo sekondë, kampion është fjala që ta thash ty në sy kur u largove, ty, ty edhe ty edhe ty.

”Trajneri është kampion, shikomë në sy, unë jam kampion ehhhhh trajneri nuk gënjen…”.

Po e filloj me thënien që më flen më së miri në shpirt: “Ne jemi Drita, ne jemi Kampionë”. 

Image

Krejt ky rrugëtim, gjitha këto sfida, duken më të lehta kur në krah i ke djemtë e qytetit,  “Intelektualët”...

…Nuk ka hijeshi, motiv e as bukuri të kësaj loje pa Ju!

Urime ju qoftë edhe ky titull, o zemërbardhë e jetë kaltër…

Titulli është aty te vendi vet…

Prapë aty ku rrinë më së bukuri, aty ku e deshtëm më së shumti, aty ku çdo ditë e ëndërruam, aty ku kur s’u ndalëm duke punuar, kokë ulur e me sakrificë, vetëm që ky titull të vije te ne!!!

Më besoni, ishte viti më i vështirë i jetës sime sportive, e me shumë sakrifica... se sa vit i vështirë ishte e tregon edhe gëzimi im pas pikës së fundit kur festova titullin e ri, duke e tundur rrjetën si një kampion i ri   pa e nënçmuar askënd me asnjë fjalë, por duke brohoritur: “Unë jam kampion, unë jam kampion”.

Përkundër ëndrrës, vullnetit, angazhimit 100% timit dhe dëshirës së jashtëzakonshme, të katërta këto nuk do të mjaftonin po të mos ishte shoqja ime Vlora Berisha që çdo herë që takoheshim me mbushte forcë e vullnet…. nuk kisha mundur te ja dal pa vllaun tim Arben Bislimi me te cilin e ndava çdo detaj e çdo hall.
Shoqe, Beni, jemi kampionë!!!

Në momente të mira e të vështira, është familja që e vuan dhe e ndan çdo moment, çdo sakrificë.

Image

Prandaj faleminderit nënës sime Miasere Ilazi dhe bashkëshortes sime Adelajda Fran Prenga, për mbështetjen, kurajon dhe forcën që  të më shtyjnë përpara.

Në një vit të vështirë pa babain tim, pa njeriun që ishte në shtëpi e sallë afër meje, afër klubit, titullin me shumë meritë ia dedikoj atij, kudo që është, kudo që na shikon, në pamundësi që ta përqafoj pas finales dhe ta ndaj gëzimin.

Kampione Adelajda Prenga, Vlora Berisha, Lorina Mehmeti, Vesa Shabani, Altuna Ibrahimi, Agnesa Hajdari, Megi Bislimi, Rrezelinda Thaqi, Loresa Avdyli, Leonita Hoxha, Xhuda Kruti, Klonarda Nezaj Dushi, Kardelen İpek Vural, Laísa Maeda, Jalé Hervey unë përkulem para juve…

Ju jeni idhujt e mi. Ju kurrë nuk u ndalët, kurrë nuk e dëgjova fjalën jo, por ju vetëm zgjodhët punën e disiplinën, un e di që të më durosh mua një vite nuk është e lehtë por ju…

Kurrë nuk e bëtë atë që nuk është sportive .... ju jeni vërtetë kampione në fushë – kampione në jetë!

Trajnerët kampionë Fatlum Hajrizi, Albin H Rexhepi, Altin Milazimi, me ju gjithçka ka qenë me e lehtë, lumë unë që ju kam në staf se doni vetëm punën e puna na u shpërblye!

E lashë për fund, njeriu që më ndihmoj financiarisht dhe atë më së shumti,

Një njeri që nuk mund ta harrojmë në këtë letër falemderimi e ai është Kupi Shabani president legjendar faleminderit…

Njeriu që i plotësonte kërkesat e nevojat tona, shpesh edhe pa i kërkuar.

Faleminderit Flamur Bunjaku - Rinora 4 MULI të dua, faleminderit Komuna ime, Faleminderit qytetarë të Gjilanit dhe mbështetës të Dritës.

Koha për festë mbaroi, ne prej sot i përvishemi punës për misionet dhe sfidat e reja që na presin, duke mos u ndalur asnjëherë t’ju bëjmë krenarë”, ka shkruar Ilazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat