Kosova, femrat, përshëndetet denjësisht nga Kampionati Ballkanik

Volejboll

Kosova, femrat, përshëndetet denjësisht nga Kampionati Ballkanik

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:50
Beach Volley

Kosova, femrat, përshëndetet denjësisht nga Kampionati Ballkanik në Beach Volley - eleminohet në çerekfinale

Çifti "Dardan", Melirona Avdullahu/Yllka Jashari - e cila përfaqësoi Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për grupmoshën U20 - e eleminua në çerekfinale të kompeticionit nga dyshja rumune Keresztesi Alexandra/Culda Bianca duke pësuar humbje me rezultat 0-2 (11-21, 18-21).

Dyshja kosovare kthehet në vendlindje me kokën lart, derisa regjistroi një fitore dhe dy humbje nga tri ndeshje të luajtura në këtë Kampionat Ballkanik - të tri takimet i luajtën kundër Rumanisë.

#beachvolley #kosova #kosovo #balkanchampionshipu20 #BVA #romania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat