Serbia nuk del në fushë ndaj Kosovës, kështu vendosi Federata Ballkanike

Volejboll

Serbia nuk del në fushë ndaj Kosovës, kështu vendosi Federata Ballkanike

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:07
Vollejbollistët e Kosovës

Serbia nuk del në fushë ndaj Kosovës, Federata Ballkanike e Beachvolley vendos për fioren e Kosovës me rezultat zyrtar 2:0. 

Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.

Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani - të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi - treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete.

Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 15:40.

Në anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, në përballjen që luhet me fillim nga ora 14:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat