Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: “Bota sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare e sportit të Kosovës

Volejboll

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: “Bota sot” ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare e sportit të Kosovës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:17
Bahri Gjinovci

Bahri Gjinovci, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Gjinovci thotë se “Bota sot” ka qenë dhe është afër me sportistët dhe një dritare e fuqishme e informimit.

“Së pari shfrytëzoj rastin të ju uroj përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’, duke ju uruar punë të mbarë e suksese në vazhdim.

‘Bota sot’ ka qenë dhe vazhdon të jetë një dritare e sportit të Kosovës, ku nëpërmjet saj opinioni çdo herë është informuar për më të rejat e sportit dhe jo vetëm.

Gazeta ‘Bota sot’ çdo herë ka qenë afër sportistëve dhe njerëzve të sportit, duke kultivuar në mënyrë pozitive komunikimi.

Ne urojmë që kjo mënyrë e punë të kultivohet dhe të zhvillohet edhe në të ardhmen, në shërbim të ngritjes së sportit dhe sportistëve. Shëndet dhe suksese në punën tuaj!”, uron Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat