Ademi ia tërheq vërejtjen KOK-ut: Sportet kolektive në Kosovë nuk e meritojnë një tretman të tillë

Volejboll

Ademi ia tërheq vërejtjen KOK-ut: Sportet kolektive në Kosovë nuk e meritojnë një tretman të tillë

Nga: K. Goca Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:37
Fejzullah Ademi

Fejzullah Ademi, ish volejbollist i mirënjohur, ish gjyqtar federativ në ligën ish jugosllave, ish kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, aktualisht sekretar i shquar i klubit të volejbollit Prishtina F. kritikon qasjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ademi ia tërheq vërejtjen KOK-ut, duke thënë se qasja duhet të jetë njësoj si për sporte kolektive dhe si për sportet individuale.
Sportet kolektive mbeten jashtë Lojëra Mesdhetare, me arsyetimin se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. 

“Sportet kolektive në Kosovë nuk e meritojnë një tretman të tillë, sportet kolektive janë ato që çmohen në të gjitha vendet e botës...

Lojërat Mesdhetare janë ato që më së tepërmi i ndihmojnë sportistëve për përfitimin e përvojës. 

Këto lojëra ndihmojnë shumë më tepër në fitimin e përvojës se sa pjesëmarrja në kualifikime apo kampionate ku cilësia e sportit tonë, në shumë raste nuk munden të të janë kundërshtar të denjë ekipeve tjera me nam dhe rezultate botërore dhe Europiane.

Prandaj duhet të sigurohet pjesëmarrja në evente të tilla ku konkurrenca është më e përafërt me kualitetin që e posedojmë ne...

Urojë që në lojërat, garat tjera të cilat organizohen të sigurohet pjesëmarrja e më shumë sporteve e sportist vetëm më staf të nevojshëm e jo me përcjellës të cilët e shfrytëzojnë rastin dhe e zënë vendin e një sporti”, komenton Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat