Si është e mundur volejbolli i Kosovës me humbje të thella në Evropë e me beachvolley ndër më të mirët në Ballkan? 

Volejboll

Si është e mundur volejbolli i Kosovës me humbje të thella në Evropë e me beachvolley ndër më të mirët në Ballkan? 

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Me volejbollin dhe beachvolleyn është një kaptinë e veçantë në Kosovë!

Si me klube si me kombëtare volejbolli pëson humbje të thella!

Përveç që janë në krizë të rezultateve edhe të cilësisë, kjo dihet botërisht, këtë punë e di edhe komuniteti i sportit skofiar!

Shtrohet pyetja, si është e mundur që volejbolli i Kosovës pëson humbje aq të thella me ekipe e me kombëtare, ndërsa në beachvolley pothuajse i njëjti brumë, veç për dallim nga 6 lojtarë e lojtare paraqiten në fushë, në beachvolley luajnë dy! 

Si është e mundur që me beachvolley jemi ndër më të mirët, e pse me volejboll jemi aq larg dhe askund. 

Me beachvolley jemi ndër më të mirët! Nëse jemi aq të mirë, ndër më të mirët në Ballkan, pse nuk jemi në mesin e Kampionateve Evropiane e Botërore, pra dominues, apo edhe kandidat për të fituar medalje olimpike?

Sukseset (nënkampione) në Kampionatin Ballkanik janë realitet me femrat e Kosovës, është edhe në faqen zyrtare, por pjesëmarrës vetëm tre shtete! Kjo është interesant!

Një pyetje që do përgjigjeje nga njohësit e sportit skofiar!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat