Kosova U19 në Maqedoni të Veriut

Volejboll

Kosova U19 në Maqedoni të Veriut

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:34
Kosova U19 në Maqedoni të Veriut

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, me ftesë të Federatës së Voljebollit të Maqedonisë, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar memorial "Branko Hadzi Iljoski - Cakaja".

Ky turne do të zhvillohet mes datave 4-6 gusht në qytetin e Krushevës dhe do të jetë mundësi e mirë përgatitjeje për vashat e Lorik Ilazit, para Kampionatit Ballkanik, i cili fillon më 10 gusht.

Pjesë e këtij turneu, përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jetë edhe Bosnja dhe Hercegovina.

Këto Kombëtare do të zhvillojnë tri ndeshje me njëra-tjetrën, derisa - pas ndeshjes së fundit - do të organizohet një ceremoni përmbyllëse, ku do të ndahen çmimet dhe trofetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat