Hajdaraj, sportisti më i mirë në Kosovë: 90 për qind e sportistëve e pijnë duhanin!

Volejboll

Hajdaraj, sportisti më i mirë në Kosovë: 90 për qind e sportistëve e pijnë duhanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:41
Bardhyl Hajdaraj

Një dukuri shqetësuese është në sportin e Kosovë. 

Një shqetësim për pirjen e duhanit e ka ngritur edhe volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, lojtar i kampionit Peja dhe anëtar i kombëtares së Kosovës. 

“90% e pijnë edhe nuk kemi çka me bë.

Tash kohët e fundit e kanë instalu ventilimin e spitaleve nëpër teshatore edhe s’po na pengon tymi”, ka komentuar Hajdaraj.

Situata që po kalon sporti i Kosovës është shqetësuese, kur edhe vet sportisti elitar e pranon se po hasin në këtë dukuri sidomos nëpër teshatore.

Klubet dhe federatat sportive, duhet urgjentisht të veprojnë, të marrin masa drastike për secilin nga sportistët që zihet duke pirë duhanin, qoftë edhe në kafiteri dhe të ndëshkohet rëndë, deri në përjashtim.

Kjo dukuri të luftohet dhe mos të lejohet një veprim i tillë përderisa janë sportistë aktivë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat