Shtrëngim duarsh, fuzionohen Prishtina F dhe M - Technologie, kështu quhet ekipi dhe garon në elitë!

Volejboll

Shtrëngim duarsh, fuzionohen Prishtina F dhe M - Technologie, kështu quhet ekipi dhe garon në elitë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2022 Në ora: 13:18
Shtrëngim duarsh, Mehmeti dhe Krasniqi

Marrëveshje xhentëlmenësh apo jo, mes Mehdi Mehmetit, drejtor sportiv i KV Prishtina – F dhe Naser Krasniqit, i M-Technologie!

Pak kush ka pritur një gjë të tillë, se këto klube do të fuzionohen dhe ky është një veprim shembullor i Mehmetit dhe Krasniqit.

Tani klubi do të quhet Prishtina – F dhe automatikisht futet në elitën e volejbollit të Kosovës.

Image

Letra e marrëveshjes

“Të bëjnë fuzionimin e dy klubeve në një klub të vetëm nga ky sezon sportiv 2022-2023 duke respektuar rregulloren e brendshme të FVK-ës dhe duke arritur edhe marrëveshje kontraktuale në me dy subjekteve”, shkruan mes të tjera në letrën e marrëveshjes dhe ditët në vijim bëhet e ditur edhe kontrata.

Image

Mehmeti e Krasniqi

Një shtrëngim duarsh mes Mehdi Mehmetit dhe Naser Krasniqi, ky është treguesi qëllimi të mirë për sportin skofiar.
Kush do të jetë kryetar i klubit?

Ganimete Gërbovci është kryetare e klubit, Mehdi Mehmeti –drejtor sportiv, Fejzullah Ademi - sekretar, ndërsa në Shtab Teknik janë Drilon Haziri, Hadije Rama dhe Arijeta Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat