Ky është skandali më i madh i volejbollit të Kosovës! Reagon Prishtina – F

Volejboll

Ky është skandali më i madh i volejbollit të Kosovës! Reagon Prishtina – F

Nga: K. G. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:39
Prishtina – F

Një skandal i madh në volejbollin e Kosovës! Një skandal i rrallë dhe që nuk mbahet mend një gjë e tillë tani e 23 vitet e pasluftës së Kosovës. 

Një skandal që më së miri e dokumenton  klubi i volejbollit Prishtina – F, e cila duket se është në halë për disa vetëm pse ka emrin Prishtina! Lexoni më së miri reagimin e Prishtina F,. për skandalin më të madh të një sportit në 23 vitet e fundit!   

“Më lejoni të ju drejtohem duke reaguar dhe kërkuar sqarime shtesë për vendimin e marrë nga Federata e Volejbollit të Kosovës për anulimin e njëanshëm dhe mosnjohjes së marrëveshjes pas pajtimit të të dy palëve për fuzionimin e dy klubeve M-Technologie dhe Prishtina femrat.

Si rezultat i këtij vendimi tendencioz dhe aspak i mbështetur në legjislacionin në fuqi të Federatës, Shprehim zhgënjimin dhe indinjatën e thellë që klubi Prishtina femrat është dëmtuar direkt dhe indirekt duke u eliminuar si pjesëmarrëse në Superligën A në konkurrencën e femrave për edicionin e ri të garave 2022/2023 dhe prishjes të imazhit të klubit para donatorëve tanë.

ARSYETIM:

Drejtori i M-Technologie, njëherit Kryetrajner dhe Drejtor i Kombëtareve të Kosovës, Naser Krasniqi me vet iniciativë me dt.06.09.2022 i është drejtuar KV Prishtina me kërkesë për fuzionimin e dy ekipeve M-Technologie dhe KV Prishtina- femrat.

Drejtori i KV Prishtina z. Mehdi Mehmeti pas dakordimit me anëtar të ngushtë të kryesisë ka miratuar kërkesën e drejtorit dhe trajnerit të M-Technologie z. Naser Krasniqi.

Me datë 07.09.2022, dy drejtorët e klubeve kanë nënshkruar dhe vulosur marrëveshjen për fuzionimin e dy klubeve të lartë cekura dhe e njejta është dorëzuar dhe protokoluar në zyrën e mekanizmit më të lartë të volejbollit të Kosovës Federatës/FVK. Si rrjedhojë e kësaj marrëveshje klubi M-Technologie ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin, stafin teknik, obligimet e klubit ndaj lotareve dhe stafit teknik tek klubi Prishtina femrat dhe në anën tjeter klubi Prishtina nuk do të pësonte asnjë ndryshim qofte ne strukture organizative e as ne emrin e tij.

KV Prishtina sipas rregulloreve dhe sistemit te garave me date 09.09.2022 ka dorëzuar dokumentet e kerkuara nga FVK (listen e federimit me nënshkrimin e lojtareve dhe mjekut sipas vendimit të Komisarit të garave për afatin e paraqitjes së ekipeve për edicionin e ri 2022/2023).

Pas dorëzimit te dokumentacionit te nënshkruara edhe nga lojtaret e ish klubit M-technologie janë pranuar dhe nuk ka pasur asnje verejtje apo kërkesë shtese nga Sekretari I FVK dhe as nga Komisari i garave qe Klubi Prishtina te paraqitet në edicionin e ri te garave si anëtare e Superligës A. Vlen të përmendet qe lojtaret e ish M-Technologies pas fuzionimit menjëherë janë transferuar dhe kane vazhduar ushtrimet ne klubin Prishtina si një klub i vetëm.

Me date 11.09.2022 ish-Drejtori Naser Krasniqi është penduar për marrëveshjen e nënshkruar te iniciuar nga ai vet dhe për të ndryshuar gjendjen faktike (të dokumentuara ne zyret e FVK) mobilizon lojtaret e ish klubit te tij të reagojnë dhe të kontestojnë fuzionimin e lartë cekur duke falsifikuar nënshkrimet e lojtareve (tani lojtare te klubit Prishtina) me qellim qe te njollose klubit Prishtina si klub I padëshirueshëm për lojtaret.

Me 11.09. 2022 Komisari i garave njofton ekipet e Superligës M & F se hedhja e shortit do të mbahet me 12.09.2022 në ambientet e Federatës. Njoftimi është dërguar tek Klubi Prishtina femrat si anetare e superliges A por terhekjes se shortit eshte ftuar ish ekipi M-Technologie të marr pjesë në short në vend të KV Prishtina-f.

Klubi Prishtina është duke u ndier e kërcënuar dhe shtypur duke cenuar integritetin e klubit nga Mekanizmi me i larte i volejbollit/FVK me hapat e ndërmarra pas marrëveshjes se fuzionimit dhe mos seriozitetin ne respektimin e rregulloreve te brendshme te FVK.

Kërkesat e adresuar për Komisarin/Komisionin e garave:

• Te qartësohet neni apo vendimi mbi bazen e të cilit Komisari i garave ka ftuar ish-klubin M-Technologie te marre pjese ne tërheqjen e shortit e jo klubin Prishtina femrat sipas dokumenteve të ofruara.

• Te qartësohet neni apo vendimi qe një ekip inekzistent të marr pjesë në terheqjen e shortit, derisa nuk ka dërguar dokumentet e kërkuara sipas vendimit te komisarit te garave për afatin e paraqitjes ne gara e dates 09.09.2022 për edicionin e ri;

• Te qartësohet mandati i mekanizmit kompetente brenda FVK(nese ka) që ka pranuar listën e federimit pas afatit të përcaktuar nga vet FVK;

• Si do të veprohet me lojtaret e ish-klubit M-Tehnologie që janë të paraqitura në listën e federimit të klubit Prishtina-femrat.

Klubi Prishtina femrat ju njofton për hapat që do të ndërmarr për të adresuar këtë shkelje nga Federata e Volejbollit të Kosovës deri tek instancat me te larta sportive, mediale dhe te drejtësisë përmes avokatit të angazhuar me qellim qe te mbrojë integritetin dhe imazhin e klubit”, reagon KV Prishtina - F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat