Pse Komisari i Garave dhe Federata e Volejbollit e Kosovës nuk i përgjigjen publikisht Prishtina - F, kujt i frikësohen?

Volejboll

Pse Komisari i Garave dhe Federata e Volejbollit e Kosovës nuk i përgjigjen publikisht Prishtina - F, kujt i frikësohen?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:04
Shtrëngim duarsh, Mehmeti dhe Krasniqi, pas dy ditësh prishet marrëveshja

Një çudi ka ndodhur në volejbollin e Kosovës! Një rast i rrallë dhe i paprecedent, skandal i paparë në 23 vitet e pas luftës,  M- Technologie dhe Prishtina - F, fuzionohen dhe pas dy ditësh prishet marrëveshja.

Sipas Prishtina –F, KV M-Technologie ka kërkuar fuzionimin me këmbëngulje dhe ata nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes! 

Prishtina – F, ka deklaruar hapur se e kanë dërguar dokumentin e nënshkruar në Federatën e Volejbollit të Kosovës përkatësisht Komisarit të Garave!  

Image

Marrëveshja e nënshkruar dhe e firmosur!

Komisari i Garave dhe FVK, deri me tash nuk i përgjigjen publikisht Prishtina – F! Kujt po i frikësohet Komisari i Garave dhe FVK? Pse nuk dalin me një deklaratë të hapur si federatë dhe të sqarojnë çështjen e dokumentit? 

FVK është institucion i barabartë për të gjitha klubet! Vetëm një gjë mund të thotë FVK,  nuk ishte ndërmjetësuese e marrëveshjes, por nuk mund t’i ikë dhe as ta mohojë dokumentin, siç thuhet nga KVF Prishtina, e ka dërguar në federatë.

 “Kërkesat e adresuar për Komisarin/Komisionin e garave:

Të qartësohet neni apo vendimi mbi bazën e të cilit Komisari i garave ka ftuar ish-klubin M-Technologie te marre pjesë në tërheqjen e shortit e jo klubin Prishtina femrat sipas dokumenteve të ofruara.

Image

Shtrëngim duarsh, Mehmeti dhe Krasniqi, pas dy ditësh prishet marrëveshja

Të qartësohet neni apo vendimi qe një ekip inekzistent të marr pjesë në tërheqjen e shortit, derisa nuk ka dërguar dokumentet e kërkuara sipas vendimit te komisarit te garave për afatin e paraqitjes ne gara e dates 09.09.2022 për edicionin e ri;

Të qartësohet mandati i mekanizmit kompetente brenda FVK (nëse ka) që ka pranuar listën e federimit pas afatit të përcaktuar nga vet FVK;

Si do të veprohet me lojtaret e ish-klubit M-Tehnologie që janë të paraqitura në listën e federimit të klubit Prishtina-femrat.

Klubi Prishtina femrat ju njofton për hapat që do të ndërmarr për të adresuar këtë shkelje nga Federata e Volejbollit të Kosovës deri tek instancat me te larta sportive, mediale dhe te drejtësisë përmes avokatit të angazhuar me qellim qe te mbrojë integritetin dhe imazhin e klubit”, ka shkruar mes të tjera në reagimin KV Prishtina – F.

Dikush duhet të jap llogari në këtë rast, sidomos në dokumentin që e përmend Prishtina - F! 

“Drejtori i KV Prishtina z. Mehdi Mehmeti pas dakordimit me anëtar të ngushtë të kryesisë ka miratuar kërkesën e drejtorit dhe trajnerit të M-Technologie z. Naser Krasniqi.

Me datë 07.09.2022, dy drejtorët e klubeve kanë nënshkruar dhe vulosur marrëveshjen për fuzionimin e dy klubeve të lartë cekura dhe e njejta është dorëzuar dhe protokoluar në zyrën e mekanizmit më të lartë të volejbollit të Kosovës Federatës/FVK. Si rrjedhojë e kësaj marrëveshje klubi M-Technologie ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin, stafin teknik, obligimet e klubit ndaj lotareve dhe stafit teknik tek klubi Prishtina femrat dhe në anën tjeter klubi Prishtina nuk do të pësonte asnjë ndryshim qofte ne strukture organizative e as ne emrin e tij.
KV Prishtina sipas rregulloreve dhe sistemit te garave me date 09.09.2022 ka dorëzuar dokumentet e kerkuara nga FVK (listen e federimit me nënshkrimin e lojtareve dhe mjekut sipas vendimit të Komisarit të garave për afatin e paraqitjes së ekipeve për edicionin e ri 2022/2023).

Pas dorëzimit te dokumentacionit te nënshkruara edhe nga lojtaret e ish klubit M-Technologie janë pranuar dhe nuk ka pasur asnje verejtje apo kërkesë shtese nga Sekretari I FVK dhe as nga Komisari i garave qe Klubi Prishtina te paraqitet në edicionin e ri te garave si anëtare e Superligës A. Vlen të përmendet qe lojtaret e ish M-Technologies pas fuzionimit menjëherë janë transferuar dhe kane vazhduar ushtrimet ne klubin Prishtina si një klub i vetëm.

Me date 11.09.2022 ish-Drejtori Naser Krasniqi është penduar për marrëveshjen e nënshkruar te iniciuar nga ai vet dhe për të ndryshuar gjendjen faktike (të dokumentuara ne zyret e FVK) mobilizon lojtaret e ish klubit te tij të reagojnë dhe të kontestojnë fuzionimin e lartë cekur duke falsifikuar nënshkrimet e lojtareve (tani lojtare te klubit Prishtina) me qellim qe te njollose klubit Prishtina si klub I padëshirueshëm për lojtaret”, ka reaguar mes të tjera mbrëmë KV Prishtina – F.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat