Krasniqi nuk e fajëson veten: Letra u dërgua me shpejtësi, nga Prishtina F në Federatë, pa u nënshkruar dhe noterizuar kontrata!  

Volejboll

Krasniqi nuk e fajëson veten: Letra u dërgua me shpejtësi, nga Prishtina F në Federatë, pa u nënshkruar dhe noterizuar kontrata!  

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:06
Shtrëngim duarsh, por që doli i gabuar mes Mehdi Mehmetit dhe Naser Krasniqit

Kryetrajneri i klubit të volejbollit M-Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, ka dërguar një letër të hapur dhe sipas tij, edhe ai e meriton të ketë hapësirën dhe të thotë fjalën e tij pse pas fuzionimit M-Technologie – Prishtina – F, edhe ndodhi prishja e marrëveshjes.

Krasniqi përmes një letre jep arsyet e tij!

“Klubi volejbollistik  M - Technologie (anëtar i Superligës A), është e vërtet se përmes meje si përfaqësues i klubit ka kërku që të bëhet bashkimi apo fuzionimi me klubin e Prishtinës (anëtar i Superligës B). 
Ideja ishte që pas shumë ndryshimeve në ekipin tonë në çdo aspekt si me fond të lojtareve edhe atë material ta formojmë një bashkim të dy klubeve dhe të forcojmë ekipin.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të dy udhëheqësve të ekipeve dhe sipas informatës sime me shpejtësi u dërgu në federatë pa u nënshkru dhe noterizu kontrata që do të kishte fuqi ligjore.

Marrëveshja nënkuptonte që klubi ynë të fuzionohej me KV Prishtinës me që rast do të kalonin të gjitha lojtaret së bashku me trajnerin, si dhe ekipi i Prishtinës të merrte të gjitha obligimet ndaj lojtareve dhe trajnerit për të vazhdu me pjesëmarrje në garat e Superligës A, pra Kv Prishtina do ta fitonte në këtë rast edhe statutin e anëtarit të Superligës A nga Superliga B ku është aktualisht.

Takimi i përfaqësuesit të ekipit të Prishtinës me lojtaret e klubit M Technologie nuk ka qenë bindës dhe shpresëdhënës se premtimet dhe obligimet ndaj lojtareve dhe trajnerit do te realizoheshin gjatë sezonit sportiv 2022 / 2023 .

Në këtë rast lojtaret e klubit M Technologie së bashku me trajnerin kanë dërguar një deklaratë me shkrim në imelin tim duke kërkuar që të anulohet marrëveshja për fuzionim në të kundërtën të gjitha lojtaret do të kërkojnë transferim në formë huazimi në klube të tjera, gjë që edhe do të ndodhte .

Duke e pa këtë vendim të lojtareve së bashku me trajnerin unë e kam njoftuar edhe përfaqësuesin e ekipit të KV Prishtinës.

Pas kësaj unë kam marr vendim që të anulohet marrëveshja dhe me shkrim e kam njoftuar edhe Federatën e Volejbollit të Kosovës për një vendim të tillë duke i sqaruar edhe arsyet.

Unë në këtë rast kam mbrojtur dhe respektuar interesat e lojtareve dhe trajnerit të ekipit në të kundërtën do të kishte pasoja të tilla që ekipi që mendohej të fuzionohej nuk do te kishte fond të lojtareve për të garu në Superligën A të Kosovës.

Marrëveshja si e tillë pa formë kontratuale dhe te noterizuar nuk ka peshë ligjore për t’u realizuar.

Po ashtu as lojtaret dhe as trajneri nuk kishin arrit të kenë kontrata me klubin që pretenduam ta kem në formë fuzionimi .

Te gjitha pretendimet e tjera nga përfaqësuesit e KV Prishtinës kinse janë të mashtruar janë të pavërteta . 

Së pari ekipi i KV Prishtinës nuk ka humbur asgjë, do të vazhdoj garat aty ku ishte në Superligën B kurse klubi ynë si klubi më i suksesshëm, më i trofeshëm në periudhën e pasluftës vazhdon garën në Superligën A të Kosovës.

Të gjitha ata që sot udhëheqin ekipi të volejbollit e sidomos ata që garojnë në garën elitare të volejbollit e din shumë mirë se çfarë kushte duhet të plotësohen për ta mbajtur në nivel më të lart ekipin.

Ka kaluar koha kur volejbollistet e Superligës A paguhen me vlera të njëqind eurove, sot jemi duke shkuar kah profesionalizmi ku gati të gjitha ekipet punojnë nga dy herë në ditë ku trajnerët punojnë punën në mënyrë profesionale dhe mundi e dija e tyre duhet shpërblyer .

Fare në fund dua të ju përkujtoj edhe këtë se që njëzet vite sa unë jam trajner i ekipit gjithmonë jam mundu që ekipi te ketë kushte maksimale në çdo aspekt, kemi qenë dhe akoma jemi shembull se si duhet të jetë organizimi i ekipit si në aspekt profesional ashtu edhe në të gjitha aspektet e tjera gjë që e kemi dëshmu me rezultate.

Prapëseprapë mua me vjen keq që nuk arritëm që ta realizojmë një ide të kahmotshme por gjithmonë mbesim me shpresë që volejbolli në kryeqytet të ketë zhvillim dhe progres në të ardhmen”, reagon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat