Bujar Dervishaj kritikon qasjen e volejbollit, eventualisht paralajmëron kandidaturën për kryetar të FVK-së

Volejboll

Bujar Dervishaj kritikon qasjen e volejbollit, eventualisht paralajmëron kandidaturën për kryetar të FVK-së

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 nëntor 2022 Në ora: 12:36
Bujar Dervishaj

Trajneri i mirënjohur, Bujar Dervishaj, shprehet kritik për gjendjen që po kalon volejbolli i Kosovës.

Dervishaj aktualisht drejton me sukses Qendrën Nacionale të volejbollit të Zvicrës.

Synimi i tij është që të bëjë revolucion në volejbollin e Kosovës, eventualisht paralajmëron kandidaturën për kryetar të Federatës së Volejbollit të Kosovës.    

“Duke parë dhe përjetuar nga afër gjendjen e volejbollit dekadën e fundit dhe veçanërisht duke qenë prezent nga paslufta gjerë tani, pas një vëzhgimi të gjate e shterrues, arrijmë në një pikë dëshpëruese, ku vërejmë një përgjumje dhe mungesë të madhe të reflektimit imediat nga lidershipi i kaluar dhe i tanishëm për të ndryshuar gjendjen qasjen dhe vendosjen e disa prioriteteve që çon në vendosjen e kursit të duhur zhvillimor. 

Duke mos mundur t’i bëjmë ballë inercionit njerëzor për ndryshim dhe progres, lind ideja dhe obligimi i pashmangshëm për përfshirje aktive në një proces që unë e quaj ‘Revolucioni Bashkëkohor i Volejbollit’. 

Pothuajse gati dy dekada rrënkimi nga mbajtësit gjallë të Volejbollit (klubeve, lojtarëve, donatorëve) natyrshëm lind ideja e rishikimit të përfshirjes në kandidaturën për të parin e federatës, këtë rrugëtim jo të lehtë që jo pa shkak e quajta ‘Revolucioni Bashkëkohorë i Volejbollit’”, thotë Dervishaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat