Alimehaj i suksesshëm në arenën ndërkombëtare por në FVK jep dorëheqje për arsye morale

Volejboll

Alimehaj i suksesshëm në arenën ndërkombëtare por në FVK jep dorëheqje për arsye morale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 mars 2023 Në ora: 12:02
Visar Alimehaj

Visar Alimehaj është pjesë e Federatës së Volejbollit të Kanadasë. Alimehaj në bisedën për gazetën kombëtare “Bota sot” ka treguar arsyet pse është tërhequr nga Komisioni Profesional i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

“Bota sot”: Keni pasur një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare për çfarë bëhet fjalë?

Visar Alimehaj: Në janar kam marr ftesën të jem anëtar i Arbitrazhit të Federatës Ndërkombëtare të Arteve Mikse Marciale IMMAF.

“Bota sot”: Po në Federatën e Volejbollit Kanadez si ju ecin punët?

Visar Alimehaj: Në Federatën e Volejbollit Kanadez punët shkojnë shumë mirë. Edhe aty kam pasur një progres të jashtëzakonshëm duke e dyfishuar pjesëmarrjen e sportistëve të rinj.

“Bota sot”: Në Kosovë jeni aktiv me Federatën e Volejbollit dhe në KAS?

Visar Alimehaj: Në FVK kam dhënë dorëheqje morale nga Këshilli Profesional dhe nga Komisioni i Akteve Normative. Arsyeja është i një konflikti në mes të FVK-së dhe klubit që e kam themeluar unë KV-Peja-F.

Në KAS jam aktiv dhe e jap kontributin tim aq sa di edhe ose edhe aty ka pas zëra se duhet të dorëhiqem apo të shkarkohem për shkak të mos prezencës fizike por që mbledhjet dhe punët i krye online.

“Bota sot”: A e pret shkarkimin tënd nga KAS?

Visar Alimehaj: Jo, nuk e pres sepse nuk është ajo arsye që unë të shkarkohem, dikush mundë të jetë 24/7 në zyrat e KAS por kontributi i tij të jetë zero. Ashtu siç e thash unë kontributin tim e jap njësoj sikur të isha prezent, por aty mundë të vendos Asambleja e KOK.

“Bota sot”: Me çfarë jeni duke u marr tani?

Visar Alimehaj: Tani kam filluar ta shkruaj një libër - roman. Në të përshkruhen ngjarje të vërteta të femijërisë time e që kryesisht ka të bëjë me luftën dhe masakrën e 80 civilëve të fshatit tim Lybeniq. Librin do ta botoj edhe në gjuhen angleze dhe do të kërkoj që të përkthehet edhe në gjuhë tjera si gjermanisht, norvegjisht dhe serbisht.

Gjithashtu me disa miq jemi duke punuar në një projekt mjaft të madh për sportin Kosovar por që nuk do ta bëjë publike kësaj radhe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat