Çfarë ngjau në Kombëtaren e Kosovës U17 në volejboll? Flet prindi i vajzës

Volejboll

Çfarë ngjau në Kombëtaren e Kosovës U17 në volejboll? Flet prindi i vajzës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 prill 2023 Në ora: 16:33
Ilustrim rrjeta e volejbollit

Ka ditë që flitet për një problem që ka ndodhur në Istog në Kombëtaren e Kosovës U17.

Prindi i vajzës Henri Deda ka treguar për situatën që ka ndodhur. 

Emri i vajzës është i njohur për redaksinë tonë, e cila është larguar nga kombëtarja dhe pa u dhënë ndonjë shpjegim siç thotë edhe vet prindi i saj.

 “Vajza ime ishte e përzgjedhur nga fillimi në përfaqësuese në pozitën e liberos, kishte kryer stërvitjet para rundit të parë. 

Kishte shkuar në Turqi ku e kaluan fazën e parë të kualifikimeve, por pas Turqisë stërvitjet mbaheshin në Gjilan dhe për tri javë rresht e dërgova në Gjilan çdo vikend në stërvitje, pastaj në Istog ku ishin edhe përgatitjet e fundit për fazën e dytë të kualifikimeve, dhe çka ndodhi, tri dit para ndeshjeve e larguan bashkë me një vajzë nga Ferizaj, pa asnjë arsye sepse po të kishte arsye federata apo trajnerët ishte dashtë me e largu me një deklaratë apo shkrim zyrtar arsyen e largimit!

Unë kontaktova edhe trajnerin Suxho por që me tha qe ai kishte ardhur pa interes që të ndihmoj Kosovën dhe me këtë me lë me kuptu që nuk ka as vendimmarrje!

Përndryshe vajza luan dhe stërvitet rregullisht të KV Suti Sport!”, thotë Deda për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat