“TI ma jep por gjallë ti ja unë nuk dalim prej salle”! Pse u dënua Qazim Kelmendi!

Volejboll

“TI ma jep por gjallë ti ja unë nuk dalim prej salle”! Pse u dënua Qazim Kelmendi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 prill 2023 Në ora: 20:43
Qazim Kelmendi

Në opinionin e volejbollit të Kosovës deri me sot nuk janë ditur shkaqet pse është dënuar trajneri i klubit të volejbollit Peja (femrat), Qazim Kelmendi

Pas hulumtimit kemi gjetur shkaqet e dënimit të Kelmendit.

Një zyrtar brenda FVK-së ka dërguar edhe letrën se si e ka arsyetuar Kelmendi pakënaqësinë ndaj gjyqtarëve. 

Image

Letra që kemi siguruar nga FVK

"Pas përfundimit të ndeshjes i kam uruar personalisht gjithë ekipit të  KV Suti. 

Para nënshkrimit të procesit i kam thënë kapitenes që të paraqes ankesë për gjyqtarë që mos të na dërgojnë më këta gjyqtarë, gjyqtari Petriti menjëherë më tha: “Ta fus karton të kuq".

Unë i thash "Vallahi jo", ai prapë këtë e ka përsërit edhe një herë e pastaj unë i kam thënë: "TI ma jep por gjallë ti ja unë nuk dalim prej salle", kështu ka shkruar mes të tjera në arsyetimin e tij Qazim Kelmendi në letrën që kemi siguruar.

“Trajnerit Qazim Kelmendit, KV Peja, i shqiptohet dënimi me 3 lojë ndalesë udhëheqje të lojës në të gjitha garat e organizuar nga FVK dhe gjoba me lartësi prej 590 eurove.

Gjatë marrjes së vendimeve si masë lehtësuese është marrë kërkim falja nga KV Peja”, - thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor: Gëzim Brahimi, Driton Ramadani dhe Liridon Dalipi,. Ky vendim është marrë me  17 mars.

Nga ana tjetër, KFV Peja ka bërë ankesë në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Prishtinë, po ashtu kanë ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të komisionit.  

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të FVK-së, Bahri Gjinovci, sekretarit Valon Nikçi dhe Komisionit Disiplinor gjegjësisht kryetarit të komisionit Gëzim Brahimi.

Arsyeja e kallëzimit penal është se personat e lartcekur qëllimisht dhe me vetëdije kanë:

1. Shkel Statutin dhe rregulloret e FVK-së,

2. Keqpërdorim të pozitës zyrtare,

3. Tejkalim i kompetencave,

4. Jashtëligjshëm kanë emëruar Komisionin e Ankesave,

5. I kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut ndaj trajnerit Qazim Kelmendi,

6. Kanë bërë diskriminim dhe intimidim ndaj trajnerit Qazim Kelmendi dhe ndaj klubit tonë”, thuhet nga KVF Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat