KV Skënderbeu tregon muskujt ndaj therandasve     

Volejboll

KV Skënderbeu tregon muskujt ndaj therandasve     

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:42
KV Skënderbeu

KV Skënderbeu ka regjistruar një fitore bindëse në shtëpi ndaj KV Golden Eagle Theranda me rezultat të pastër 3:0 (25:22, 25:15, 25:23).

Ndeshja filloi me intensitet dhe rivalitet, me Therandën që u përpoq të qëndronte afër në setin e parë, i cili përfundoi 25:22 për Skënderbeun. 

Në setin e dytë, Skënderbeu ngriti tempin e lojës, duke dominuar me rezultat të thellë 25:15. 

Seti i tretë solli më shumë sfidë, me Therandën që luftoi për të qëndruar në lojë, por Skënderbeu e mbylli me përqendrim 25:23, duke siguruar kështu tre pikë të rëndësishme dhe një performancë të fuqishme në këtë xhiro të Raiffeisen Superligës A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat