Vajzat e kombëtareve së Kosovës U-16 dhe U-19 vizitojnë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz

Volejboll

Vajzat e kombëtareve së Kosovës U-16 dhe U-19 vizitojnë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 18:02
Pamje

Vajzat e kombëtareve së Kosovës U-16 dhe U-19 në volejboll, që po zhvillojnë grumbullimin përgatitor në Skenderaj.

Sot bënë një ndalesë të veçantë në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz – vendin ku nisi liria jonë.

Në përulje para sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, sportistet e reja të Kosovës dëshmuan se krenaria dhe përkushtimi për vendin nuk ndahen nga asnjë angazhim i tyre.

Duke kujtuar dëshmorët dhe respektuar historinë, kujdesemi që të japim maksimumin për Kosovën – në çdo sferë të jetës, e edhe në sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat