Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: Për 30 vite me radhë, gazeta ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një burim lajmi 

Volejboll

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci: Për 30 vite me radhë, gazeta ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një burim lajmi 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 12:33
Bahri Gjinovci

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, tha se gazeta “Bota sot” për 30 vite ka qenë burim i lajmit.

Gjinovci ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Për 30 vite me radhë, gazeta ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një burim lajmi, ka qenë një dritare e sportit kosovar.

Rubrika sportive e saj ka pasqyruar me përkushtim çdo sukses dhe sfidë të sportistëve tanë, duke e kthyer informacionin në frymëzim dhe pasion.

Roli i saj ka qenë thelbësor në promovimin e vlerave sportive, në ngritjen e vetëdijes për sportin dhe në ruajtjen e kujtesës kolektive të ngjarjeve më të rëndësishme.

Në këtë përvjetor të veçantë, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e saj të pazëvendësueshëm dhe i uroj edhe shumë vite të tjera suksesi, ndikimi dhe dashurie për sportin”, ka uruar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat