Qazim Kelmendi, trajner i klubit të volejbollit Peja (femrat), ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Trajneri i ekipit pejan thotë se “Bota sot” në asnjë periudhë nuk e ka lënë anash volejbollin.
Kelmendi shpreh fjalë falënderuese e mirënjohëse për gazetën.
“Gazeta ‘Bota sot’ dhe gazetari Kemajl Goca jeni zëri i sportit të Kosovës veçanërisht volejbollit”, ka uruar Qazim Kelmendi.