Gresa Raçi para sfidës me zviceranet në Ferizaj: Lojtaret janë të motivuara 

Volejboll

Gresa Raçi para sfidës me zviceranet në Ferizaj: Lojtaret janë të motivuara 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 nëntor 2025 Në ora: 13:34
Gresa Raçi

Kampionja e Kosovës, Fer Volley, me kryetrajnerin Edon Ibrahimi, mobilizojnë radhët për sfidën e kthimit të Kupës së Evropianë në volejboll.

Liderja e Kampionatit të Kosovës, me padurim e presin sfidën nesërme mbrëma (20.00) ndaj Dudingen nga Zvicra.

Ndeshja luhet në palestrën e sportit “BIll Clinton” në Ferizaj.

Image

Dudingen fitoi në përballjen e parë me rezultat 3:1 ndaj ekipi ferizajase.

Megjithatë Fer Volley Volley beson e shpreson në përmbysjen e këtij rezultati.

Image

Fer Volley është në mesin e 32 ekipeve evropiane.

Kapitenja e ekipit Fer Volley, Gresa Raçi, shpreh optimizmin para sfidës së nesërme. 

Raçi luan në pozitën e liberos, është prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë.

“Bota sot”: Sa jeni të përgatitur për takimin e kthimit?

Gresa Raçi: Jemi të përgatitur maksimalisht.

Ekipi ka punuar shumë gjatë javës dhe lojtaret janë të motivuara dhe të fokusuar për të dhënë më të mirën nesër.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë e Fer Volleyt?

Gresa Raçi: Pika jonë e fortë është bashkëpunimi dhe energjia.

Secila lojtare di rolin e saj dhe të gjithë punojmë për një qëllim të vetëm: fitore.

“Bota sot”: Fer Volley po dominon bindshëm elitën, çka e veçon nga ekipet tjera?

Gresa Raçi: Besimi dhe disiplinimi i ekipit na bëjnë të veçantë.

Përgatitja, motivimi dhe dëshira për të luftuar çdo top na japin një hap përpara ndaj çdo kundërshtari.

“Bota sot”: Ku mendoni se është rreziku më i madh nga ekipi i Zvicrës?

Gresa Raçi: Zvicra ka lojtarë me eksperiencë dhe me shpejtësi në shërbim dhe sulm.

Do të jetë e rëndësishme që të qëndrojmë të fokusuar dhe të reagojmë shpejt ndaj çdo situate.

“Bota sot”: Sa është emocionale të luash në Kupat Evropiane?

Gresa Raçi: Është shumë emocionuese.

Të përfaqësosh Fer Volleyn e Ferizajt dhe të luash në skenën evropiane është gjithmonë një motivim shtesë për të dhënë maksimumin.

“Bota sot”: A janë komplet për sfidën e kthimit? 

Gresa Raçi: Po, ekipi është komplet i gatshëm.

Të gjithë lojtaret janë të përqendruara dhe të vendosura për të dhënë më të mirën dhe për të sjellë fitore për Ferizajn.

“Bota sot”: Çka premton si kapitene?

Gresa Raçi: Si kapitene, premtoj përkushtim, motivim dhe energji për çdo lojtar.

Bashkë si ekip, do të japim gjithçka për Ferizajn dhe për tifozët që na mbështesin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat